Kolegji Pjetër Budi hap eventin “Dita e dhurimit të Librit”

Me rastin e ditës së “Dita e dhurimit të Librit” tashmë tradicionale në Kolegjin Pjetër Budi, dje edhe edhe zytarisht u bë hapje e këtij evenimenti madhështorë, nga  Rektori i Kolegjit Pjetër Budi, Prof.ass.dr. Sabri Klaiqi, i cili bëri hapjen zyrtare duke i falënderuar të pranishmit që ishinë dashamirë të librit, autor, botues, profesorë, studentë, përfaqësues nga jeta publike dhe private.

Në këtë ceremoni kishte edhe të ftuar musafirë-special, siç ishin; Elisabeth Gowing – autore e disa librave për Kosovën, Prof.asoc.dr. But Dedaj, ish-dekan dhe profesor i UP-së, i cili ka dhënë një kontribut të madhë në fushën e Arsimit të Lartë dhe ndërkombëtarizimin e tij, si dhe autori dhe shkrimtari i kohës moderne z. Azem Deliu.

Poashtu me një fjalë rasti pjesëmarrsëve ju drejtua edhe autorja Elisabeth Gowing, ku foli për rolin dhe rëndësinë e librave të saja, gjithashtu edhe Prof. But Dedaj, tregoj për sfidat dhe vështërsitë që ka Arsimi i Lartë në Kosovë, një fjalë rasti gjithashtu e mbajti edhe shkrimtari Azem Deliu, ai të pranishmëve ju foli për rrugëtimin e tij si autor i ri dhe arritjet e tija ndërkombtare.

Për ta shënuar këtë ngjarje, pjesëmarrës ishte edhe profesori dhe autori i disa librave universitar Prof.asoc.dr. Seadin Xhaferi, nga Maqedonia e Veriut,  edheshkrimtari dhe botuesi nga Shtëpia Botuese URA z. Xhemë Karadaku, pjesëmarrës ishinë edhe profesor nga Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, si dhe i i gjithë stafi akademik i Kolegjit Pjetër Budi.

Pjesëmarrësit dhuruan mbi 50 libra nga vetë autorët e pranishëm, si dhe tituj tjerë të fushave të ndryshme, ndërsa Shtëpia Botuese URA 20 tituj të ndryshëm. Pjesëmarrësit ishin shumë falënderues për organizimin e kësaj ngjarje tejet të rendësishme për komunitetin akademik, studentët dhe dashamirësit e librave.

Leave a comment