Skip to main content

Kolegji Pjetër Budi

Me krenari ju njoftojmë se Kolegji “Pjetër Budi” është shpallur fitues i projektit ndërkombëtar Erasmus+ Capacity Building in Higher Education (CBHE) me titull:

“Universities for the Twin Transition: Establishing Digital Transformation Labs for Green & Digital Futures (DIGI-TRANSITION LABS)”

Ky projekt, bashkon 10 institucione partnere nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Spanja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me synim forcimin e kapaciteteve të institucioneve të arsimit të lartë në transformimin digjital dhe atë të gjelbër.

Kolegji “Pjetër Budi” ka nderin të jetë Grant Holder dhe Koordinator i projektit, duke udhëhequr zbatimin e aktiviteteve në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Përmes këtij projekti do të:

* krijohen Laboratorë të Transformimit Digjital (Digital Transformation Labs);
* zhvillohen metoda moderne të mësimdhënies të bazuara në sfida reale;
* forcohen kompetencat digjitale të studentëve dhe stafit akademik;
* rritet bashkëpunimi ndërmjet universiteteve, industrisë dhe komunitetit;
* mbështetet tranzicioni drejt një ekonomie më të gjelbër dhe më digjitale, në përputhje me prioritetet e Bashkimit Evropian.

Ky sukses dëshmon angazhimin e vazhdueshëm të Kolegjit “Pjetër Budi” për ndërkombëtarizimin, inovacionin dhe ofrimin e arsimit cilësor, duke krijuar mundësi të reja për studentët, stafin akademik dhe partnerët tanë.

Falënderojmë Komisionin Evropian dhe të gjithë partnerët e projektit për besimin dhe bashkëpunimin. Me përkushtim do të punojmë për realizimin me sukses të këtij projekti dhe për krijimin e një ndikimi të qëndrueshëm në arsimin e lartë në rajon.