Me datë 7 Nëntor, si ligjërues musafir në Kolegjin “Pjeter Budi” ishte i ftuar eksperti për Mirëqenie Sociale z. Premtim Fazliu, për të diskutuar me studentët mbi çështjet aktuale të mirëqenies sociale, solidaritetin dhe barazinë, bazën ligjore dhe konsekuencat ekonomike.
Studentët e vitit të parë drejtimi Doganë dhe Shpedicion patën kënaqësinë të bashkëbisedojnë mbi çështjet aktuale të kësaj fushe dhe të shpalosin këndvështrimin e tyre mbi çështjet në vend dhe rajon.
Diskutimet konkrete u fokusuan në shërbimet që ofron Drejtoria për Mirëqenie Sociale në Prishtinë, mbikqyrja dhe përzgjedhja e stafit, menaxhimi i tyre dhe sfidat që kanë këto qendra, jo vetëm në Prishtinë por edhe më gjerë.

Kolegji “Pjetër Budi” do të sjellë ligjërues musafir, ekspert dhe njerëz të suksesshëm nga fusha të ndryshme nga akademia, hulumtimi, biznesi dhe menaxhmenti etj.