Kolegji Pjetër Budi

Me datë 10.12.2020, u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të Kolegjit “Pjeter Budi” – Prishtinë dhe Kompania për Sigurimin e Jetës “Illyria Life Sh.a.

 Qëllimi kryesor i këtij memorandumi është punësimi i 20 studentëve të Kolegjit “Pjeter Budi” me qëllim të këmbimit të përvojave dhe informatave profesionale nga fusha e interesit të përbashkët.

Marrëveshje të tilla bashkëpunimi kanë për synim punësimin e studentëve tanë dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës. Andaj, Kolegji “Pjeter Budi” do të vazhdojë në jetësimin e këtij synimi.