KOLEGJI “PJETËR BUDI” DHE GEP NËNSHKRUAJNË MOU

Me datë 09.11.2020, u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të Kolegjit “Pjeter Budi” – Prishtinë dhe GEP – Postë e shpejtë.

 Qëllimi kryesor i këtij memorandumi është angazhimi i studentëve si praktikantë (me pagesë) në departamentet e Postës si: shpedicion, menaxhment dhe departamenti i shitjes dhe komunikimit me klientë si dhe këmbimi i përvojave dhe informatave profesionale nga fusha e interesit të përbashkët.

Ky memorandum hap rrugë për bashkëpunim profesional ndërmjet Kolegjit “Pjeter Budi”dhe Postës GEP si dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në mes të palëve nënshkruese.

Leave a comment