Kolegji “Pjetër Budi” bëri dorëzimin e mjeteve monetare të grumbulluara nga aktiviteti humanitar

Të enjten, më 20 dhjetor 2018, Kolegji “Pjetër Budi” bëri dorëzimin e mjeteve monetare të grumbulluara nga aktiviteti humanitar për shoqatën e cila përkujdeset për fëmijët më sindrom down.

Me 27 nëntor 2018, Kolegji “Pjetër Budi” ka organizuar ditë humanitare, qëllimi i së cilës ishte t’u ndihmojë fëmijëve me sindrom down.

Në Kolegj ishin prezent zyrtarët e shoqatës, të cilët e falënderuan Kolegjin për këtë aktivitet. Ata shprehen interesimin që edhe në të ardhmen të bashkëpunojnë me Kolegjin për organizmin e aktiviteteve të ngjashme.

Një ndihmë e vogël e jona do të thotë shumë për fëmijët me sindrom down!

Leave a comment