Në Ulqin, Republika e Malit të Zi, u organizua Konferenca shkencore ndërkombëtare me titull “Strategjia për zhvillim ekonomik – lokal të komunave në vendet e Ballkanit me theks të veçantë pikëpamjet, sfidat dhe mundësitë e zhvillimit“. Kjo konferencë ndërkombëtare tradicionale u organizua nga “Instituti për Kërkime Shkencore dhe Zhvillim” në bashkëpunim me disa universitete te tjera ,ndër ta edhe Kolegji “Pjetër Budi” – Prishtinë.
Në këtë konferencë, e cila është bërë tradicionale – konferenca e XI-të më radhë, morën pjesë më shumë se 100 studiues nga të gjitha trojet shqiptare dhe i tërë Ballkani por edhe nga Evropa .
Kolegji “Pjetër Budi” – Prishtinë e falënderon për bashkëpunimin e treguar “Institutin për Kërkime Shkencore dhe Zhvillim”, njëherësh pjesëmarrësve të konferencës u dëshiron suksese të mëtutjeshme në promovimin e vlerave dhe dijeve të tyre shkencore.