Kolegji “Pjetër Budi” ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Mediteran (Montenegro Business School) nga Podgorica.
Marrëveshja e nënshkruar nga dekanët përkatës Prof. Dr. Hashim Rexhepi dhe Prof. Dr. Dragoljub Jankoviq konsiston në bashkëpunimin ndërinstitucional në shumë fusha akademike dhe zhvillimore, si: shkëmbim i studentëve dhe stafit akademik, projekte të përbashkëta hulumtimi shkencor, programe të përbashkëta studimore, projekte të përbashkëta internshipi, organizim i përbashkët i konferencave, seminareve e aktiviteteve tjera etj.