Loading

Kolegji “Pjetër Budi”, Prishtinë, tashmë është anëtar i Rrjetit Ndërkombëtar të Universiteteve të Doganave (International Netëork of Customs Universities), anëtarë të të cilit janë rreth 200 universitete nga mbarë bota. Pjesë e këtij rrjeti të rëndësishëm akademik botëror janë universitete nga vendet e Bashkimit Evropian, SHBA-së, Kanadasë, Amerikës Latine, Australisë, Afrikës, Japonisë dhe vendeve tjera nga Azia.

Prej universiteteve dhe institucioneve të vendeve të Bashkimit Evropian, anëtarë janë universitete të njohura, si ai i Muensterit të Gjermanisë, Qendra për Studime dhe Hulumtime Zhvillimore Ndërkombëtare e Universitetit Auvergne në Francë, Akademia Gjermane për Tregti të Jashtme dhe Transport në Bremen të Gjermanisë, Universiteti i Notingemit për Biznes dhe Menaxhment në Notingem të Anglisë, Universiteti i Veronës në Verona të Italisë etj.

Kolegji “Pjetër Budi” ka bashkëpunim të ngushtë me këto institucione të arsimit të lartë që ofrojnë studime në fushën e doganës dhe shpedicioni. Gjithashtu, Kolegji “Pjetër Budi” rregullisht merr pjesë në takimet dhe konferencat shkencore që organizohen nga kjo organizatë prestigjioze botërore.

Në linkun në vazhdim mund të shihni se Kolegji “Pjetër Budi” është anëtar i këtij rrjeti ndërkombëtar:

https://incu.org/cgi-bin/allegro.pl?directory

Share this:

Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

https://twitter.com/pjeter_budi
https://www.instagram.com/kolegjipjeterbudi/