Rektori i Kolegjit “Pjetër Budi”, z. Sabri Klaiqi mori pjesë në takimin e organizuar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), me rastin e publikimit të analizës tematike “Përmirësimi i kërkimit shkencor përmes mekanizmave të cilësisë”.
Kjo ngjarje mblodhi përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë për të diskutuar ndikimin e sigurimit të cilësisë në zhvillimin e kërkimit shkencor. Analiza e re e AKA-së thekson rëndësinë e integrimit të kërkimit në strategjitë e cilësisë dhe rolin e standardeve evropiane në përmirësimin e performancës akademike.
Analiza sjell një sërë rekomandimesh të rëndësishme, ndër të cilat: forcimi i integrimit të kërkimit shkencor në strategjitë institucionale, përmirësimi i infrastrukturës dhe burimeve për kërkim, si dhe përdorimi më efektiv i mekanizmave të sigurimit të jashtëm të cilësisë si mjete për zhvillim të qëndrueshëm akademik.
Kolegj “Pjetër Budi”, si institucion i orientuar drejt cilësisë dhe zhvillimit të vazhdueshëm akademik, mbështet plotësisht iniciativat që synojnë forcimin e kapaciteteve kërkimore dhe përmirësimin e praktikave të sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë