Pranimi në studime dhe vijimi i shkollimit në Kolegjin “Pjetër Budi” – Prishtinë bëhet pa dallim, përjashtim ose dhënie të përparësisë në bazë të racës, ngjyrës, fesë, moshës, gjendjes familjare, mendimit politik, prejardhjes kombëtare apo sociale, gjuhës ose anëtarësisë sindikale. Askush nuk mund të diskriminohet nga Kolegji dhe organet e tij drejtuese gjatë kryerjes së detyrave dhe shërbimeve që ofron ky institucion.
Ju mund te regjistroheni ne Programet e akredituara të Kolegjit, si:
– Doganë dhe Shpedicion, BA;
– Menaxhment, MA;
– Menaxhim i Sigurimeve, MA;
– Menaxhim i Turizmit dhe Hotelierisë, MA
Regjistrim i studentëve bëhet nëpërmjet konkursit publik të shpallur në media të shkruara dhe elektronike, si dhe në web faqen e Kolegjit “Pjetër Budi” – Prishtinë: https://pjeterbudi-edu.com/
Për fusha të veçanta studimi, Kolegji mund të organizojë provime shtesë – provim pranues për disa lëndë, në procedurën e pranimit të studentëve.
Të drejtë regjistrimi në studimet master në Kolegjin “Pjetër Budi” kanë të gjithë kandidatët të cilët kanë përfunduar studimet baçelor me 180 ose 240 ECTS kredi.
Studentët të cilët kanë përfunduar studimet baçelor me sistem 4 vjeçar (240 ECTS kredi) u pranohen 60 ECTS kredi të fituara paraprakisht dhe transferohen direkt në semestrin e 9 në Kolegjin “Pjetër Budi” në drejtimin përkatës.
Pranimi i këtyre kredive ju llogaritet si mësimnxënie.
Për kandidatët e paraqitur për regjistrim të cilët kanë përfunduar studimet baçelor në drejtime jo adekuate me programet studimore të cilat i ofron Kolegji “Pjetër Budi” do të organizohen provime shtesë (diferenciale) nga formimi baza i drejtimit përkatës.
Provimet plotësuese caktohen me vendim nga Kolegjiumi i studimeve master.
Semestrat në studimet Master llogaritën si semestri 1, 2, 3 dhe 4 për studentët të cilët kanë arritur 180 ECTS kredi në ciklin e parë të studimeve, ndërsa për Studentët të cilët në ciklin e parë të studimeve kanë arritur 240 ECTS kredi, llogaritet semestri i 3, dhe 4.
Regjistrimi i studentëve në semestrin e parë në studimet master bëhet nga Administrata e Kolegjit “Pjetër Budi”, kurse indeksin e studentit e nënshkruan Dekani i Kolegjit “Pjetër Budi”.
Me rastin e konkurrimit kandidatët duhet të sjellin këto dokumente :
Dokumentet e dorëzuara nga studenti me rastin e regjistrimit mbeten në shërbimin e
studenteve. Shërbimi i studentëve bën regjistrimin e studentëve të rinj në librin amzë, në
programin e veçantë në kompjuter dhe formon dosjen e studentit.