Viti akademik fillon më 1 tetor të vitit përkatës, ndërsa përfundon me 30 shtator të vitit vijues.
Me 1 tetor mbahet dita informuese për studentët e rinj, me ç’rast studentëve u shpërndahet udhëzuesi për studimet.
Programi mësimor në Kolegjin “Pjetër Budi” mbahet në dy semestra të rregullt: semestri dimëror dhe pranveror.
Semestri dimëror dhe pranveror janë në kohëzgjatje prej 15 javëve dhe dy javë për organizimin e kollokuiumeve, si dhe provimi përfundimtar.
Semestri dimëror fillon më një (1) tetor të vitit akademik dhe përfundon me 15 janar, ndërsa semestri pranveror fillon me 15 shkurt dhe përfundon me 31 maj.
Nr. | Viti akademik | Fillimi | Mbarimi |
1. | Dy semestra | 01 tetor | 30 shtator |
2. | Semestri dimëror | 01 tetor | 15 shkurt |
3. | Semestri pranveror | 15.shkurt | 31 maj |