Loading
Jonathan Harrison, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka vizituar Kolegjin “Pjetër Budi” në Prishtinë.
Gjatë kësaj vizite miqësore veterani me prejardhje nga Angliai cili është i dekoruar nga Presidenti i Republikës së Kosovës me urdhërin ” Adem Jashari”, ka ndarë me stafin menagjues të Kolegjit, përvojën e kaluar gjatë qëndrimit të tij në Kosovë dhe gatishmërinë për të ndihmuar edhe më tutje shtetin tonë.
Në një postim të tijin në rrjetin social Facebook, Jon ka vlerësuar lartë mikëpritjen e Kolegjit “Pjetër Budi”, dhe ka falenderuar piktorin e talentuar, 10 vjeçarin Uliks Ajeti, për pikturën e mrekullueshme që i është dhuruar me rastin e vizitës.
Harrison është duke qëndruar në vizitë dhjetë ditore në Kosovë, si mysafir i veteranëve të UÇK-së nga Brigada 138 “Agim Ramadani”.

Share this:

Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

https://twitter.com/pjeter_budi
https://www.instagram.com/kolegjipjeterbudi/