Loading

Infrastruktura

Kolegji “Pjetër Budi” – Prishtinë, ofron për të gjithë studentët dhe stafin akademik një infrastrukture moderne dhe të rehatshme. Arsimi i Lartë është shtyllë e fuqishme e përparimit të shtetit dhe kombit në përgjithësi. Andaj dhe Kolegji tenton të ofroj infrastrukture të përshtatshme për të siguruar suksese akademike dhe të nxjerr në pah vlerat shkencore – akademike të të gjithë studentëve dhe stafit tanë.

Studentëve ju dëshirojmë mësim cilësor dhe ne jemi të vetëdijshëm se vetëm me arsim cilësor dhe përparime shkencore vendi ynë shkon përpara në drejtim të zhvillimit ekonomik dhe social. Këtë nivel të arsimit e ofron Kolegji “Pjetër Budi”, si një institucion me traditë 14 vjeçare në fusha specifike dhe deficitare për vendin tonë.

https://twitter.com/pjeter_budi
https://www.instagram.com/kolegjipjeterbudi/