Loading

Studentët e vitit të parë të Kolegjit “Pjetër Budi”, të programit Doganë dhe Shpedicion, bën hulumtim me opinionin kosovar për mënyrën e zgjedhjes së Presidentit të shtetit dhe për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Hulumtimi u realizua në qytetin e Prishtinës dhe u intervistuan 100 qytetarë. Hulumtimi u realizua me qytetarët e moshës madhore dhe u parashtruan dy pyetje direkte:

1. Cila është mënyra më e drejtë e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës?
a.) Drejtpërdrejtë nga populli;
b.) Nga Kuvendi i Kosovës.


2. A duhet të organizohet raundi i dytë (balotazhi) në zgjedhjet lokale të Kosovës?
a.) PO
b.) JO 


Në lidhje me pyetjen e parë, 85 % e qytetarëve të intervistuar ishin të mendimit që Presidenti i Republikës së Kosovës duhet të zgjidhet drejtpërdrejtë nga populli. Shumica e të intervistuarve ishin të mendimit se zgjedhja drejtpërdrejtë nga populli siguron një president kredibil, përfaqësues të popullit, të paanshëm si dhe e largon postin e presidentit nga pazaret politike në lidhje me koalicionet për qeveri.


Në pyetjen e dytë, 75 % e qytetarëve të intervistuar ishin të mendimit se duhet të ekzistojë raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Republikën e Kosovës. Arsyetimi i përgjigjes pozitive mbështetet në faktin se nëse në raundin e parë asnjë kandidat nuk i ka siguruar më shumë se 50% të votuesve nuk përfaqëson vullnetin shumicës së popullatës në komunën përkatëse si dhe raundi i dytë është praktikë e të gjitha vendeve demokratike.


Koordinatori i grupit, studenti Admirim Grajçevci dhe studentja Beteja Elshani u shprehen se kanë mbetur të kënaqur me gatishmërinë e qytetarëve për të dhënë përgjigje dhe për të kontribuar në hulumtimin tonë. 


Kolegji “Pjetër Budi” i uron studentët për realizimin e suksesshëm të hulumtimit dhe i inkurajon që edhe në të ardhmen të ndërmarrin hulumtime me interes për opinionin kosovar.

Share this:

Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

https://twitter.com/pjeter_budi
https://www.instagram.com/kolegjipjeterbudi/