Loading

Historiku i Kolegjit “PJETËR BUDI”

Kolegji “Pjetër Budi” – Prishtinë është institucion jo publik i Arsimit të Lartë në Republikën e Kosovës i cili ofron studime universitare Baçelor dhe Master në programet e licencuara dhe të akredituara si dhe veprimtari konsulente dhe komerciale.

 

Kolegji “Pjetër Budi”, ka filluar punën në vitin akademik 2005/2006. Deri më tani veprimtaria e këtij institucioni të lartë arsimor ka kaluar katër herë procesin e licencimit si institucion i lartë akademik dhe tri herë procesin e akreditimit institucional.

 

Bartësi Privat i Arsimit të Lartë Instituti për Studime  “Pjetër Budi” – Prishtinë është themeluar me vendim të Bordit Drejtues me datën 15.04.2005, Ligjit për Arsimin e Lartë 2003/14 të datës 12.05.2003 dhe vendimit për licencim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (këtu e tutje MASHT)  vendimi nr. 494/02-1 të datës 10.04.2006 për organizimin e studimeve Baçelor, i ndryshuar me vendimin për ri licencim nga MASHT 586/02-1 të datës 09.05.2007. Emërtimi i institucionit është ndryshuar nga Bartësi Privat i Arsimit të Lartë Instituti për Studime  “Pjetër Budi” – Prishtinë në Universiteti i Shkencave Aplikative “Pjetër Budi” Instituti për Studime në Prishtinë për organizimin e studimeve Baçelor dhe Master. Ky emërtim është ndryshuar me vendimin për rilicencim nga MASHT vendimi nr. 2/3583 datë 07.10.2013, nga Bartësi Privat i Arsimit të Lartë Universiteti i Shkencave Aplikative “Pjetër Budi” Instituti për Studime në Prishtinë në Kolegji “Pjetër Budi” në Prishtinë.

 

 

Kolegji, për herë të parë është licencuar për organizimin e procesit mësimor – shkencor për studime themelore – baçelor (niveli i gjashtë sipas ISCED), dhe atë për departamentet:

 

1.)      Departamenti i Doganave dhe Shpedicionit

2.)      Departamenti i Sigurimeve.

 

Një vit më vonë ky institucion licencohet për herë të dytë, por tani me numër më të madh të programeve studimore e shkencore. Me vendimin e datës 09 maj 2007, Nr.586/02-1, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë licencon Bartësin Privat të Arsimit të Lartë (BPrAL) si Universitet i Shkencave Organizative – “Pjetër Budi”, Instituti për Studime në Prishtinë, për organizimin e procesit mësimor dhe shkencor për dy nivele të studimeve: a) për nivelin e gjashtë ose baçelor (ISCED 6) dhe b) për nivelin e shtatë ose master (ISCED 7). Me këtë vendim, “Pjetër Budi” është licencuar për periudhën pesëvjeçare dhe atë për katër fakultete dhe departamente brenda tyre, si në vijim:

 

  1. Fakulteti i Doganave dhe Shpedicionit

 

  1. Fakulteti i Sigurimeve, brenda të cilit funksionojnë dy departamente;

 

  1. a) Departamendi Banka
  2. b) Departamenti Financa

 

  1. Fakulteti i Resurseve Njerëzore me departamente:

 

  1. a) Administratë

–  Integrime evropiane

–  Marrëdhënie ndërkombëtare

 

  1. b) Departamentet Ekonomi e Ndërmarrjes

– Administratë biznesi

– Menaxhment

– Marketing

 

  1. Fakulteti i Turizmit dhe Hotelerisë me departamentet:

 

  1. a)Gastronomi
  2. b)Menaxhim i turizmit dhe hotelerisë
  3. c)Transportet turistike

 

 

Në vitin 2009, “Pjetër Budi” është akredituar si Institut për Studime i Shkencave Organizative-Aplikative për nivelin BA në drejtimet:

 

  1. Doganë dhe Shpedicion dhe
  2. Menaxhim i Turizmit dhe Hotelerisë.

 

Në vitin 2010, “Pjetër Budi” është akredituar si Kolegj – për studimet në drejtimet:

 

  1. Doganë dhe Shpedicion BA;
  2. Sigurime BA;
  3. Administrim Biznesi BA, me departamentet:

a.) Menaxhim i Marketingut dhe

b.) Kontroll Finaciar.

 

  1. Menaxhim i Turizmit dhe Hotelerisë BA;
  2. Doganë dhe Shpedicion MA.

 

Në vitin 2011 Agjencia e Akreditimit ka akredituar Kolegjin “Pjetër Budi”, përkatësisht programit Administrim Biznesi BA i janë shtuar edhe dy specializime:

 

– Menaxhim i Resurseve Njerëzore; dhe

– Administratë Publike.

 

Në vitin 2012, “Pjetër Budi” është akredituar për studimet master në Programin Studimor:

 

  1. Menaxhment MA, me specializimet:

 

a.) Menaxhimi i Turizmit dhe Hotelerisë; dhe

b.) Menaxhimi i Sigurimeve.

 

Kolegji ka vazhduar rritjen e numrit të programeve studimore dhe në vitin 2014 ka akredituar edhe Programin Studimor Juridik LLB me katër specializime:

– E drejta penale;

– E drejta civile;

– E drejta kushtetuese – administrative; dhe

– E drejta financiare

 

Që nga themelimi në këtë institucion të Arsimit të Lartë kanë vijuar studime më shumë 1000 studentë, prej tyre kanë diplomuar afërsisht 800. Shumica prej studentëve të diplomuar punojnë në profesionet për të cilat janë shkolluar në Kolegjin “Pjetër Budi”.

Kolegji “Pjetër Budi” prej themelimit ka synuar dhe është shndërruar në një institucion lider të Arsimit të Lartë në Kosovë, duke ofruar programe studimore deficitare dhe në përputhje me nevojat e tregut të punës në vend. Studimet ofrohen në përputhje me standardet ndërkombëtare të Arsimit të Lartë dhe dokumenteve relevante të Procesit të Bolonjës. Diplomat e Kolegjit janë të krahasueshme dhe të pranueshme në tërë Hapësirën Evropiane të Arsimit të Lartë.

Përkushtimi i stafit menaxherial, akademik dhe administrativ është që studenti të jetë në qendër dhe të edukojmë breza të rinj në frymën e vlerave humane bashkëkohore si dhe me shkollim kualitativ që t’i kontribuojmë zhvillimit ekonomik të Republikës së Kosovës.

Aktualisht në Kolegjin “Pjetër Budi” – Prishtinë, studentët i vijojnë studimet në këto programe studimore:

  1. Doganë dhe Shpedicion BA;
  2. Menaxhim i Turizmit dhe Hotelerisë BA;
  3. Administrim Biznesi BA, (me specializimet: Menaxhim i Resurseve Njerëzore, Administratë Publike, Banka dhe Kontroll Financiar, Menaxhim i Marketingut);
  4. Sigurime BA;
  5. Menaxhment MA, (me specializimet: Menaxhim i Turizmit dhe Hotelerisë, Menaxhim i Sigurimeve dhe Menaxhment i Përgjithshëm).

 

Për vitin akademik 2018-2019 Kolegji “Pjeter Budi” ka hap konkurs për regjistrimin e studentëve të ri në këto drejtime:

Bachelor:

  • DOGANË DHE SHPEDICION
  •  ADMINISTRIM BIZNESI
    • BANKA DHE KONTROLL FINANCIAR
    • MENAXHIM I RESURSEVE NJERËZORE
    • ADMINISTRATË PUBLIKE
    • SIGURIME

Master:

  • MENAXHMENT
    • MEMAXHIM I SIGURIMEVE
    • MENAXHIM I TURIZMIT DHE HOTELERISË
    • MENAXHMENT I PËRGJITHSHËM

 

 

pjeterbudi@gmail.com
https://www.facebook.com/KolegjiPjeterBudi/?_rdc=1&_rdr
https://twitter.com/pjeter_budi
https://www.instagram.com/kolegjipjeterbudi/
GOOGLE
https://pjeterbudi-edu.com/historiku">