Kolegji “Pjetër Budi” – Prishtinë është institucion jo publik i Arsimit të Lartë në Republikën e Kosovës i cili ofron studime universitare Baçelor dhe Master në programet e licencuara dhe të akredituara si dhe veprimtari konsulente dhe komerciale.
Kolegji “Pjetër Budi”, ka filluar punën në vitin akademik 2005/2006. Deri më tani veprimtaria e këtij institucioni të lartë arsimor ka kaluar katër herë procesin e licencimit si institucion i lartë akademik dhe tri herë procesin e akreditimit institucional.
Bartësi Privat i Arsimit të Lartë Instituti për Studime “Pjetër Budi” – Prishtinë është themeluar me vendim të Bordit Drejtues me datën 15.04.2005, Ligjit për Arsimin e Lartë 2003/14 të datës 12.05.2003 dhe vendimit për licencim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (këtu e tutje MASHT) vendimi nr. 494/02-1 të datës 10.04.2006 për organizimin e studimeve Baçelor, i ndryshuar me vendimin për ri licencim nga MASHT 586/02-1 të datës 09.05.2007. Emërtimi i institucionit është ndryshuar nga Bartësi Privat i Arsimit të Lartë Instituti për Studime “Pjetër Budi” – Prishtinë në Universiteti i Shkencave Aplikative “Pjetër Budi” Instituti për Studime në Prishtinë për organizimin e studimeve Baçelor dhe Master. Ky emërtim është ndryshuar me vendimin për rilicencim nga MASHT vendimi nr. 2/3583 datë 07.10.2013, nga Bartësi Privat i Arsimit të Lartë Universiteti i Shkencave Aplikative “Pjetër Budi” Instituti për Studime në Prishtinë në Kolegji “Pjetër Budi” në Prishtinë.
Kolegji, për herë të parë është licencuar për organizimin e procesit mësimor – shkencor për studime themelore – baçelor (niveli i gjashtë sipas ISCED), dhe atë për departamentet:
1) Departamenti i Doganave dhe Shpedicionit
2) Departamenti i Sigurimeve.
Një vit më vonë ky institucion licencohet për herë të dytë, por tani me numër më të madh të programeve studimore e shkencore. Me vendimin e datës 09 maj 2007, Nr.586/02-1, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë licencon Bartësin Privat të Arsimit të Lartë (BPrAL) si Universitet i Shkencave Organizative – “Pjetër Budi”, Instituti për Studime në Prishtinë, për organizimin e procesit mësimor dhe shkencor për dy nivele të studimeve: a) për nivelin e gjashtë ose baçelor (ISCED 6) dhe b) për nivelin e shtatë ose master (ISCED 7). Me këtë vendim, “Pjetër Budi” është licencuar për periudhën pesëvjeçare dhe atë për katër fakultete dhe departamente brenda tyre, si në vijim:
Në vitin 2009, “Pjetër Budi” është akredituar si Institut për Studime i Shkencave Organizative-Aplikative për nivelin BA në drejtimet:
Në vitin 2010, “Pjetër Budi” është akredituar si Kolegj – për studimet në drejtimet:
Në vitin 2011 Agjencia e Akreditimit ka akredituar Kolegjin “Pjetër Budi”, përkatësisht programit Administrim Biznesi BA i janë shtuar edhe dy specializime:
1. Menaxhim i Resurseve Njerëzore; dhe
2. Administratë Publike.
Në vitin 2012, “Pjetër Budi” është akredituar për studimet master në Programin Studimor:
Kolegji ka vazhduar rritjen e numrit të programeve studimore dhe në vitin 2014 ka akredituar edhe Programin Studimor Juridik LLB me katër specializime:
Kolegji “Pjetër Budi” prej themelimit ka synuar dhe është shndërruar në një institucion lider të Arsimit të Lartë në Kosovë, duke ofruar programe studimore deficitare dhe në përputhje me nevojat e tregut të punës në vend. Studimet ofrohen në përputhje me standardet ndërkombëtare të Arsimit të Lartë dhe dokumenteve relevante të Procesit të Bolonjës. Diplomat e Kolegjit janë të krahasueshme dhe të pranueshme në tërë Hapësirën Evropiane të Arsimit të Lartë.
Përkushtimi i stafit menaxherial, akademik dhe administrativ është që studenti të jetë në qendër dhe të edukojmë breza të rinj në frymën e vlerave humane bashkëkohore si dhe me shkollim kualitativ që t’i kontribuojmë zhvillimit ekonomik të Republikës së Kosovës.
Aktualisht në Kolegjin “Pjetër Budi” – Prishtinë, studentët i vijojnë studimet në këto programe studimore:
Për vitin akademik 2018-2019 Kolegji “Pjeter Budi” ka hap konkurs për regjistrimin e studentëve të ri në këto drejtime:
Bachelor:
Master: