Fjalimi nga prof. Ulpiana Lama

 

Të nderuar të pranishëm,

Të dashur diplomantë,

E sotmja është një ditë e rëndësishme për ju. Keni finalizuar një rrugëtim të gjatë në formimin tuaj akademik.

Lejomëni t’ju them që, në këtë pjesë të botës ku gjysma studiojnë ekonomik dhe gjysma tjetër juridik, ju keni bërë zgjedhjen e duhur. Përgëzime!  Vendim-marrja nuk është gjë e lehtë. Të marrësh vendimin e duhur për të ardhmen profesionale tregon pjekuri dhe inteligjencë.

Ju keni zgjedhur profesion. Fatkeqësisht, nuk dimë ende sa profesione ekzistojnë në Kosovë. Në shoqërinë tradicionale ka pasur jo më shumë se 100 të tilla. Sot janë me mijëra profesione,të reja, befasuese. Kjo listë pra mungon. Hartimi i listës së profesioneve dhe përshkrimi do të ishte një hap cilësor në përmirësimin e tregut të punës në Kosovë. Licencimi në cdo zanat.

Ju nuk e keni këtë problem sepse profesioni që keni zgjedhur ështëi licencuar dhe akredituar në Kosovë, falë kolegjit universitar “Pjetër Budi”.

Kjo ditë është edhe moment bilancesh! T’i marrim me rradhë.

1.Në variantin më të mirë i keni dedikuar formimit tuaj të lartë profesional 3vjet nga jeta juaj. Kurse familjet tuaja kanë shpenzuar afërsisht 15 mijë euro -këtu pjesën e luanit e zënë kostot e jetesës që, sic e dimë, janë rritur ndjeshëm vitet e fundit. Ku do ta fusim këtë shumë: të shpenzimet, apo të investimet? Nuk është pyetje që ka përgjigje të lehtë, sepse përgjigja është INDIVIDUALE. Ju takon juve që të justifikoni mundin e familjeve tuaja në mënyrë që cfarë ato kanë bërë për ju të mos jetë thjesht shpenzim, por INVESTIM.

2. Unë ju përgëzova për zgjedhjen që keni bërë, apo jo? Ndalemi pak më gjatë këtu. A mund të ishit bërë ju doganierë, administratorë të turizmit, punonjës të agjencive të sigurimit edhe duke qenë ekonomistë apo jurisë? Mbase po, mbase jo. Por një gjë e dimë më saktësi: do t’ju duheshin vite për të mësuar në mënyrë autodidakte dhe pas shumë pësimeve se cfarë është e dobishme dhe cfarë jo. E cdo ndodhte ndërkohë me kompanitë ku mund të ishit të punësuar? Përgjigjen do ta sjell përmes një metafore: atë të familjes perandorake japoneze…në këtë familje djemtë, trashegimtarë të fronit, duhet të martohen me gra më të shkurtra se vetja. Si rrjedhojë, nëpër shekuj, gjatësia e shtatit të kësaj familjeje është ulur ndjeshëm. Dua të them: ju mund të punonit në fushat që përmenda, por do të ishit mjerim për kompanitë që do ju punësonin. Zgjedhja e Pjetër Budit ishte siguri se si shkollimi garanton disa STANDARDE.

3. KONKURUESHMERIA Ju duket ndoshta e largët dita kur do të gjendeni në një treg global pune. Dhe cfarë ka përreth? Disa modele… Perendimori John dhe lindori Xi.  Perendimori John është i edukuar me vetëbesim. “you can do it John, you can do it”. John ndoshta nuk do ja dalë asnjëhere të luajë futboll sic do dëshironte mamaja e tij, por ai ka besimin se potencialisht mund t’ia dalë. Vetëbesimin e John e ndihmon fakti që ka aftësi sociale dhe komunikimi të zhvilluara si dhe avantazhet teknologjike të kombit të tij.  Lindori Xi nga Kina e largët, nuk ka vetebësim, por përunjëesi. Ai është mësuar për cdo ditë të lumë të Perëndisë të punojë, nga mëngjesi deri në darkë vonë. Jeton për të punuar dhe jo punon për të jetuar. Të dy kulturat takohen në nje pikë: DISIPLINA. Kultura e PUNES. E të arriturit të të mirave përmes punes.  Dhe cfarë ka mes këtyre 2 kulturave? Ajo e jona, ballkanikja. Shumë vetëbesim – disi i pajustifikuar, pak përunjësi dhe -në të shumtën e rasteve – pak disiplinë. Kur tregjet te hapen dhe kjo nuk është ditë e largët, ju nuk do të ballafaqoheni me Shpëtimin, Stavron apo Sllavishën. Por me John dhe Xi. E krahas 3llojeve të detyrimeve – ndaj vetes, familjeve dhe vendit – keni edhe sfiden e konkurencës.  Dhe duhet të jeni të vetëdijshëm për nevojën e: – Kulturës së PUNES! – Te të mësuarit gjatë gjithë jetës! Puna është e drejtë, por puna e mirë është privilegj që duhet merituar.

Rruge të mbarë!

Leave a comment