Loading
Të nderuar studentë,
Të nderuar prind dhe familjarë,
I nderuar staf akademik dhe menaxherial i Kolegjit Pjeter Budi,
Jemi shumë të nderuar që sot jemi me juve këtu, është njëra prej momenteve më të veçanta në jetën
Tuaj, pra përfundimin e studimeve bazike dhe fillimin e karrierës profesionale.
Kjo ceremoni sot ekziston falë përkushtimit tuaj për të ndërtuar njohuri dhe shkathtësi prej profesioneve të zgjedhura nga ju me qëllim të arritjes së një cilësie me të lartë jetësore për ju dhe shoqërinë tonë.
Jam shumë i gëzuar, që sot jam me Ju dhe po e festojmë ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së re,
sepse sot po kurorëzohet puna e jone si profesor dhe e Juaj si student në realizimin e ëndrrave të Juaja
dhe misionit të Kolegjit Pjeter Budi.
Misioni i Pjeter Budit është që të ketë kuadrot e shkolluar të ndikojnë në zhvillimin e ekonomisë së
vendit dhe të jetë forcë konkurruese me tregun e Unionit Evropian.
Qëllimi kryesor i Kolegjit Pjeter Budi është për të përgatitur profesionistë të aftë për të ardhmen e tyre,
duke ofruar programe qëllimi i te cilave është dhe mbetet që studentët të pajisen me studime relevante
që u mundëson atyre njohuri te gjëra të teorisë dhe praktikës në përputhje me nevojat e tregut të punës
si dhe duke i marrë për bazë kërkesat për të arritur standardet e Unionit Evropian. Kjo gjë është
kompletuar me shumë aktivitete të cilat janë realizuar për të thelluar njohuritë e shkathtësitë në
parimet e studimeve të zgjedhura, dhe në fushat kryesore funksionale.
Ju sot keni fituar dituri të karakterit multidisiplinar, dituri bashkëkohore nga fusha te ndryshme dhe
shkathtësi implementuese. Puna juaj bazohet në fakte dhe rezultate, nëse ju keni rezultat gjatë
praktikës atëherë ne jemi te suksesshëm.
Nesër nuk do jeni me statusin e studentit, por si profesionistë të punësuar në pozicione të rëndësishme
në kompani biznesi, media, politikë, institucione arsimore, administratë publike e të tjerë.
Arsimi dhe Edukimi paraqet bazën e një shoqërie apo të një shteti, sot Kolegji jonë po kontribuon në
zhvillimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës, duke ia dhuruar gjitha institucioneve si publike dhe private
gjenerata të cilat janë të kualifikuara, të përgatitura dhe aftësuara në gjitha nivelet dhe fusha specifike.
Kolegji Peter Budi është përpjekur vazhdimisht t’i përgjigjet sfidave të juaja me ofertën e tij për të
përmbushur interesat dhe objektivat tuaja akademike, intelektuale dhe profesionale.
Në Pjeter Budi të gjithë kanë qenë në shërbimin tuaj: një staf i lartë i kualifikuar akademik, vendor e ndërkombëtar, me kompetenca të rëndësishme menaxheriale e sipërmarrëse, programe e kurrikula të ndërtuara vetëm
dhe vetëm për t’i dhënë studentëve njohuri e kompetenca shkencore, për t’i pajisur me shprehi praktike
dhe profesionale, dije të qëndrueshme, e shpirt ndërmarrësi, forcë argumenti e analize, metoda e
metodologji bashkëkohore etj. Edhe vetë objekti i ri në të cilin gjendemi ne sot paraqet përkushtimin e
institucionit për studentet e vetë.
Një fjali e urtë thotë “Gjej kohë për të ëndërruar – ëndrra e madhe është rrugë që të lidhë me yllin
tënd”. Ëndërr e juaj ishte edukimi, Ju zgjodhët Pjeter Budi si rruge deri te vizioni juaj.
Të nderuar studentë,
Me besim shumë të madh në kapacitetet tuaja intelektuale, me besim shumë të madh në misionin tuaj,
ju garantoj mbështetjen tone të plotë sepse edhe si të diplomuar ju do mbeteni një aset i çmuar për
Kolegjin Pjeter Budi.
Ne konsiderojmë që kemi pas sukses gjatë këtyre 3 viteve me Ju dhe kjo na ka motivon ta vazhdojmë
pandërprerë edhe në vitet në vijim.
Në fund , ju urojë të keni shëndet, një karrierë të suksesshme, prestigj, sukses dhe cilësi, e më këtë e
ndihmoni vetën dhe ngritin vlerat për vendin tuaj.
Urime ju studentëve, prindërve, profesorëve dhe të gjithë atyre që ju ndihmuan të arrini deri këtu
Urime!

Share this:

Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

https://twitter.com/pjeter_budi
https://www.instagram.com/kolegjipjeterbudi/