Loading

Fjala e Rektorit – Prof.Ass.Dr. Artan Haziri

Të nderuar vizitorë të ueb faqes së Kolegjit ‘’Pjetër Budi’’

Duke ndarë kohën tuaj të çmueshme për Kolegjin tonë, do të kuptoni besimin dhe shpresat e studentëve, profesorëve, asistentëve dhe të administratës së Kolegjit ‘’Pjeter Budi’’ për të krijuar një kualitet të lartë arsimor, modern, cilësor dhe të pajtueshëm me tregun e punës.

Ne jemi një nga kolegjet në mesin e disa kolegjeve private në vend, por kjo na ofron mundësinë që kolegjin tonë ta orientojmë drejt qëllimeve të reja, me strategji e metoda të reja, në mënyrë që studenti i Kolegjit ‘’Pjetër Budi’’ me diplomën e tij, të jetë i barabartë me studentët e tjerë në vend, në rajon dhe në hapësirën europiane.

Rektorati dhe stafi akademik i kolegjit tonë para së gjithash, mbajnë përgjegjësi për krijimin e sistemeve të reja të vlerave, në veçanti në arsim, shkencë, dhe kulturë, të cilat paraqesin shtyllën kryesore për zhvillim dhe prosperitet të gjeneratave të ardhshme.

Drejtuesit e Kolegjitë tonë, një rëndësi të veçantë do t’i kushtojnë bashkëpunimit me Universitet tjera, si nga vendi, regjioni dhe me gjerë. Kolegji ynë bashkëpunon edhe me institucionet tjera arsimore si dhe sektorin privat për nevojat e realizimit të punës praktike të studentëve tanë, ku njëkohësisht edhe hulumtohen mundësit e krijimit të vendeve të punës për studentë të diplomuar të Kolegjit tonë.

Frymëzimi, kërkimi, thellimi, të menduarit pozitiv dhe sfida ndaj realitetit, janë disa nga principet kryesore ku ne mbështetemi në procesin e edukimit, por përveç aktivitetit akademik, Kolegji ‘’Pjetër Budi’’ zhvillon sot denjësisht edhe kërkim shkencor e praktik dhe nisma me interes publik.
Pas mbi 15 vite histori të Kolegjitë tonë, tashmë mund të themi pa asnjë hezitim se Kolegji ‘’Pjetër Budi’’ gëzon reputacion në opinionin publik si një institucion arsimor cilësor, i mirë-fokusuar, i specializuar, dhe shumë serioz!
Në Kolegjin tonë ne besojmë fortë se procesi i edukimit është Mision, Përgjegjësi Sociale, dhe një përpjekje e përbashkët me shoqërinë, ku ne natyrisht kemi përgjegjësinë kryesore!

Të dashur studentë, çdo ditë punës tonë është një punë e vazhdueshme në mënyrë që ju të mund të krenoheni me kompetencat dhe kualifikimet qe i fitoni tek Kolegji jonë ‘’Pjetër Budi’’!
Ne jemi këtu për të bashkuar energjitë në ndërtimin e një karriere të suksesshme për ju.

Na priftë e mbara dhe ju dëshirojë suksese të gjithëve!

Prof.Ass.Dr. Artan Haziri

https://twitter.com/pjeter_budi
https://www.instagram.com/kolegjipjeterbudi/