Loading

Përgjigjja se në cilin vit Kosova mund të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian është relative, por më e rëndësishme sesa data është rruga që vendi duhet të ndjekë, për të qenë pjesë e familjes evropiane. E rëndësishme është që vendi të kryejë punët, detyrat e nevojshme.

Kështu tha të premten deputeti i Parlamentit Evropian, Igor Sholtes, në një bashkëbisedim me studentët e Kolegjit “Pjetër Budi”.

Sholtes foli për Parlamentin Evropian dhe vendimmmarrjen problematike në BE, ndërkohë që përmendi problemin e mosnjohjes së Kosovës nga pesë shtete anëtare të BE-së, që duhet zgjidhur sa më shpejt. Ai, po ashtu, tha se Kosova nga shtetet e BE-së nuk duhet t’i kopjojë gjërat e këqija dhe se duhet ta respektojë historinë, kulturën e traditën e vet. “Bëni gjërat në mënyrën tuaj”, porositi ai.

Për tranzicionin, proces në të cilin Kosova është tash një kohë të gjatë, eurodeputeti Sholtes theksoi se është vështirë i matshëm dhe, po ashtu, është problematike të vlerësohet se cilat janë kriteret në bazë të të cilave tranzicioni mund të konsiderohet i përfunduar.

Sipas tij, jo të gjitha shtetet anëtare të BE-së i kuptojnë njësoj demokracinë, barazinë gjinore ose çështjet tjera. Ndërkaq, duke folur për migrimin masiv të kosovarëve, Sholtes tha se ky nuk është një sinjal i mirë për vendin.

Share this:

Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

https://twitter.com/pjeter_budi
https://www.instagram.com/kolegjipjeterbudi/