Loading

Kolegji

Historiku

Bartësi Privat i Arsimit të Lartë Instituti për Studime  “Pjetër Budi” – Prishtinë është themeluar me vendim të Bordit Drejtues me datën 15.04.2005, Ligjit për Arsimin e Lartë 2003/14 të datës 12.05.2005 dhe vendimit për licencim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (këtu e tutje MASHT)  vendimi nr. 494/02-1 të datës 10.04.2006 për organizimin e studimeve Baçelor, i ndryshuar me vendimin për ri licencim nga MASHT 586/02-1 të datës 09.05.2007 emërtimi i institucionit është ndryshuar nga Bartësi Privat i Arsimit të Lartë Instituti për Studime “Pjetër Budi” – Prishtinë në Universiteti i Shkencave Aplikative “Pjetër Budi” Instituti për Studime në Prishtinë për organizimin e studimeve Baçelor dhe Master. Ky emërtim është ndryshuar me vendimin për rilicencim nga MASHT vendimi nr. 2/3583 datë 07.10.2013, nga Bartësi Privat i Arsimit të Lartë Universiteti i Shkencave Aplikative “Pjetër Budi” Instituti për Studime në Prishtinë në Kolegji “Pjetër Budi” në Prishtinë.

 

Qëllimi i programeve të ofruara nga Kolegji “Pjetër Budi” është që studentët të pajisen me studime relevante që u mundëson atyre një kuptueshmëri brezgjerë të teorisë dhe praktikës në përputhje me nevojat e tregut të punës dhe punësimit, duke marrë për bazë Evropën Juglindore, gjithnjë me kërkesa për të arritur standardet e Unionit Evropian. Kjo gjë kompletohet me shumë aktivitete të cilat realizohen për të thelluar njohuritë, shkathtësitë në parimet e studimeve të zgjedhura, dhe në fushat kryesore funksionale të fushës së caktuar specialistike.

Puna modulare është e bashkëngjitur edhe me mundësinë e zgjerimit të fushave të interesit me anë të punimeve integrative dhe me anë të shqyrtimit dhe zhvillimit të temës speciale sipas zgjedhjes së studentit për Punim Baçelor.

Kolegji “Pjetër Budi” në realizimin e misionit të tij, ofron mundësi të barabarta për të gjithë, pa asnjë lloj diskriminimi në aspektin gjinor, racor, martesor, ngjyre, gjuhë, religjioni, orientimi politik ose përkatësie kombëtare, etnike dhe sociale në gjendje pasurie, statusi të lindjes ose statusi tjetër.
Kolegji deklarohet për mbështetje të barazisë gjinore. Në rastet kur kandidatët e gjinisë mashkullore dhe femërore i kanë kualifikimet e njëjta, kandidatja femër do të ketë përparësi.

Të gjithë individët dhe organet e Kolegjit do të sillen në përputhje me standardet më të larta të përkushtimit, integritetit, objektivitetit, përgjegjësisë, sinqeritetit, ndershmërisë dhe udhëheqjes

pjeterbudi@gmail.com
https://www.facebook.com/KolegjiPjeterBudi/?_rdc=1&_rdr
https://twitter.com/pjeter_budi
https://www.instagram.com/kolegjipjeterbudi/
GOOGLE
https://pjeterbudi-edu.com/esco">