Të gjithë maturantët drejt Kolegjit “Pjetër Budi”

Maturantë nga të gjitha shkollat e komunës së Prishtinës po ndjekin trajnimet për Testin e Maturës të organizuar nga Kolegji “Pjetër Budi”. Në fazën e parë, trajnimet po mbahen në tre lëndë, Gjuhë shqipe, Gjuhë angleze dhe Matematikë, ndërsa në fazën e dytë të trajnimeve do të përfshihen lëndët profesionale të cilat do të organizohen gjatë javëve në vazhdim.

Ajo që Kolegjin “Pjetër Budi” e bënë të veçantë dhe unik janë drejtimet specifike që “Pjetër Budi” ofron si, Doganë dhe Shpedicion, Menaxhim i Turizmit dhe Hotelerisë, Administrim Biznesi, Menaxhim i Resurseve Njerëzore, Administratë Publike, Menaxhimi i Marketingut, Banka-Kontroll Financiar (Polici Financiare), Sigurime dhe dy programe të reja që janë Juridik dhe Menaxhment e Informatikë.

Kolegji “Pjetër Budi” gjendet në ish-ndërtesën e Ombudspersonit (përballë Mensës së Studentëve), Prishtinë.

Leave a comment