Studentët tonë në Panairin e Turizmit “Peja 2013”

Studentë të Kolegjit “Pjetër Budi”, kanë marrë pjesë në Panairin e Turizmit “Peja 2013”, gjatë fundjavës që lamë pas.

Ata kanë prezantuar ofertën për studimet Bachelor të Kolegjit “Pjetër Budi”, për drejtimin Menaxhimi i Turizmit dhe Hotelerisë si dhe Administrim Biznesi.

Interesimi i bizneseve për programet studimore të Kolegjit ishte jashtëzakonisht i madh.

Kolegji “Pjetër Budi”,  ofron studime në fushën e Turizmit dhe Hotelerisë, në nivelin Baҁelor dhe Master,por edhe në fushat e tjera deficitare, si në Administrim Biznesi, Doganë e Shpedicion, pastaj Sigurime, Menagjment, etj.

Të gjitha studimet e realizuara deri tash kanë dokumentuar se tregu i punës në Kosovë është i ngopur me drejtimet e përgjithshme studimore si ekonomi e juridik, dhe se kërkesa dominante është ajo për ekspertë nga fusha e turizmit, hotelerisë dhe të profileve tjera deficitare zhvillimore.

Leave a comment