Profesorë ndërkombëtarë mbajtën trajnim për studentët

Në Kolegjin ”Pjetër Budi” është mbajtur trajnimi për studentë, në kuadër të projektit TEMPUS për institucionet e arsimit të lartë. Në trajnimin që kishte bënte me zhvillimin e karrierës, shkathtësitë e prezantimit dhe komunikimin në biznes morën pjesë studentë dhe një pjesë e stafit akademik të Kolegjit ”Pjetër Budit”. Ata përfituan njohuri të mira dhe shkathtësi të nevojshme për tregun e punës nga emra të njohur profesorësh dhe ekspertësh të Kolegjit Universitar të Corkut (Irlandë), Universitetit Politehnica të Bukureshtit (Rumani) dhe organizatës WUS Kosova. Trajnimi në shkathtësitë e prezantimit u mbajt nga prof. dr. Norma Ryan e Kolegjit Universitar të Corkut, trajnimi për zhvillimin e karrierës nga prof. dr. Mariana Mocanu e Universitetit Politehnica të Bukureshtit, ndërkaq trajnimi i komunikimit në biznes nga përfaqësues të WUS Kosova. Ky ishte trajnimi i dytë për studentët në kuadër të projektit TEMPUS dhe në të, përveç studentëve e ligjëruesve, morën pjesë edhe përgjegjës të Zyrës së Karrierës dhe të zyrave të tjera të Kolegjit “Pjetër Budi”.

Leave a comment