“Pjetër Budi” kaloi në objektin e ri

Kolegji “Pjetër Budi” zgjodhi Ditën Ndërkombëtare të Turizmit për të shënuar suksesin e tij të radhës.

Studentët dhe stafi i Kolegjit “Pjetër Budi” mbajtën ceremoninë e rastit, me të cilën shënuan kalimin edhe në objektin e ri (godina ku ndodhej dikur Ombudspersoni , përballë Menzës së Studentëve në Prishtinë).

Shiritin solemnisht e kanë prerë studenti i Universitetit Kingston në Londër, Skifter Ajeti dhe e diplomuara e Kolegjit “Pjetër Budi”, Donika Blakcori, të cilët hyrjen në objekt e komentuan me fjalët se “Kosova dhe të rinjtë e saj ecin vetëm përpara”.

“Nuk duam të ia ndiejmë për krizën, duam të flasim per sukseset”, theksoi Skifteri, studenti kosovar , i cili aktualisht po studion ndërtimtarinë në Britani të Madhe.
“Ky është një lajm i mirë për arsimin e lartë në Kosovë, sepse është indikatori që fletë qartë se institucionet e arsimit të lartë janë në ekspanzion dhe të vendosur ta shpiejnë përpara misionin e tyre të shenjtë”, ka deklaruar prof.dr. Nuhi Rexhepi, Dekan i Kolegjit.

Kolegji “Pjetër Budi” është institucion i arsimit të lartë me seli në Prishtinë. Ai shquhet me drejtimet zhvillimore dhe prodhimin e kuadrove në fusha ku për to ka deficit. Menaxhimi i Turizmit e Hotelerisë, Administrimi i Biznesit, program studimor Doganë e Shpedicion si dhe program Sigurime, janë vetëm disa nga programet akademike Bachelor e Master që aktualisht ofrohen nga ky institucion për studime universitare.

Leave a comment