Përfundon praktikën grupi i parë i studentëve të “Pjetër Budi”-t

Grupi i parë prej 10 studentëve të Kolegjit “Pjetër Budi” ka përfunduar praktikën tremujore me pagesë në institucionet e Kosovës, për t;i lënë radhën grupit tjetër të studentëve. Grupi i parë për tre muaj ka punuar në terminalet doganore të Kosovës, falë memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës dhe Kolegjit “Pjetër Budi”. Studentët janë shprehur të kënaqur me praktikën e kryer dhe kanë falënderuar “Pjetër Budin” për mundësinë e dhënë.
Verlindë Mehmeti, e cila e ka kryer praktikën në ZBD Dheu i Bardhë, ka pasur mundësinë që të punojë në të gjithë sektorët – që nga administrata, deri në kontroll të mallit. “Kam përfituar shumë nga kjo përvojë”, thotë ajo.
E kënaqur është shprehur edhe Nermina Salihaj, studente në Master Menaxhment, duke thënë se praktika po i ndihmon shumë për të fituar përvojë të punës. Ndërkaq Jonxha Janova, e cila ka studiuar në programin Doganë dhe Shpedicion e ka kryer praktikën në Aeroportin e Prishtinës.
“Ishte një përvojë e mrekullueshme”, shprehet ajo.
Përvojë interesante thotë të ketë fituar edhe Valon Neziri, i cili është shprehur i kënaqur për mundësinë e ofruar.
Gjatë kohës së praktikës, studentët e Kolegjit “Pjetër Budi” janë përzgjedhur edhe për të qenë pjesë e një projekti të Bankës Botërore që kishte të bënte me hulumtimin për kohën e
zhdoganimit të dërgesave në import-eksport, respektivisht identifikimin e shkaqeve për vonesat e mundshme.
Një ndër synimet kryesore të Kolegjit “Pjetër Budi” është që studentët, përveç anës teorike, t;i përgatisë edhe në aspektin praktik, në mënyrë që ata të jenë sa më të aftë për punën që do ta bëjnë. Me programet akademike unike, “Pjetër Budi” është një ndër institucionet më prestigjioze të arsimit universitar në rajon

Leave a comment