NJOFTIM PËR FILLIMIN E PROCESIT MËSIMOR PËR VITIN AKADEMIK 2020/2021

Njoftohen studentët e Kolegjit “Pjeter Budi” që procesi mësimor për vitin akademik 2020/2021 do të fillojë me datë 15.10.2020.

Procesi mësimor do të organizohet në formë të kombinuar (fizike dhe online), varësisht vlerësimit të gjendjes aktuale lidhur me pandeminë COVID-19.

Orari i ligjëratave do të publikohet ditëve në vazhdim në Web Faqe të Kolegjit: https://pjeterbudi-edu.com/ .

Me qëllim të parandalimit të pandemisë Covid -19, luten të gjithë studentët që ti respektojnë masat Anti-Covid, gjegjësisht, ruajtja e distancës sociale dhe mbajtja e maskave. Shfrytëzojmë rastin të ju urojmë fillimin e vitit të ri Akademik, duke uruar që ky vit të jetë sa më i mbarë!

Leave a comment