Në Kolegjin “Pjetër Budi” u mbajt Dita e Hulumtimeve Shkencore

Studentët e Kolegjit “Pjetër Budi” kanë prezantuar të premten, më 28 qershor, rezultatet e hulumtimeve të realizuara gjatë semestrit veror të vitit akademik 2012/2013, në kuadër të Ditës së Hulumtimeve Shkencore.

Studentët, të ndarë në grupe, kanë realizuar hulumtime në tema si legjislacioni dhe funksionimi i shoqërive tregtare, transporti ndërkombëtar, narkotikët dhe pasojat e substancave narkotike etj.

Prof. Dr. Orhan Çeku, ligjërues dhe bartës i hulumtimeve shkencore në kolegj tha se rezultatet e hulumtimeve shkencore të prezantuara do të publikohen dhe do të jenë subjekt i inkorporimit në projekte akademike dhe zhvillimore në Republikën e Kosovës.

“Këto hulumtime shkencore e kanë edhe dimensionin e nxitjes dhe profesionalizimin e studentëve për projekte zhvillimore – hulumtuese. Për këtë shkak, secili prej anëtarëve të stafit akademik (profesorëve) pjesë për zhvillimin e syllabusit të lëndës ka realizimin e punës praktike me studentë”, theksoi ai.

Temat e hulumtimeve përzgjidhen nga stafi akademik në bashkëpunim me studentët e Kolegjit “Pjetër Budi” dhe realizohen në praktikë çdo semestër.

Leave a comment