Komisioneri i lartë për refugjatë, Z. Rao Narsimha, mban ligjëratë speciale në kolegjin “Pjetër Budi”

Z. Rao Narasimha, Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara, Komisioner i Lartë për Refugjatë, të hënën, më 18 dhjetor, mbajti një ligjëratë mbi sfidat e punës humanitare përpara studentëve të Kolegjit “Pjetër Budi”, programi “Dogana dhe Shpedicion”. Ligjërata e z. Narasimha ishte një mundësi e shkëlqyer për studentët e Kolegjit ‘Pjetër Budi” që ata ta njohin këtë temë që është shumë komplekse, veçanërisht kohëve të fundit kur numri i refugjatëve është rritur dukshëm jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën, marrë parasysh krizën në Lindjen e mesme, në Azi, etj. Z. Rao Narasimha në këtë rast përmendi faktin se në mbarë botën sot ka 65.6 milionë njerëz të zhvendosur me forcë, 22.5 milion refugjatë, 10 milionë njerëz pa shtetësi dhe 189.300 njerëz që janë të strehuar në mbarë botën.

Ligjërata e z. Rao Narasimha ishte edhe një përmbledhje gjithëpërfshirëse e vështirësive që hasen gjatë punës së menaxhimit të ndihmave humanitare. Nga puna praktive në terren Z. Narasimha shpjegoi se vështirësitë me ndihma fillojnë që nga shpërndarja e tyre nëpër vende të krizave, preokurimi dhe koordinimi i tyre, si dhe vlerësimi i nevojave të Refugjatëve e cila prodhon vështirësi të llojit të veçantë.

Z. Rao Narasimha me këtë ligjëtarë speciale zgjoi kurreshtjen e studentëve për shumë çështje gjë që reflektoi në pyetjet e shumta që studentët i drejtuan atij, kështu që ligjërata nxiti vëmendjen dhe kurreshtjen e studentëve dhe ishte shumë inspiruese për ta.

Leave a comment