Kolegji “Pjetër Budi” me ofertë të veçantë për studime

Kolegji “Pjetër Budi” po e përmbyll dekadën e parë të funksionimit duke ofruar në arsimin universitar mundësi për studime në drejtime unike. Programet akademike zhvillimore dhe të lidhura ngushtë me tregun e punës e karakterizojnë “Pjetër Budin”, duke e bërë të veçantë karshi institucioneve tjera publike e jopublike të arsimit të lartë.

Kolegji “Pjetër Budi” edhe këtë vit akademik ofron studime në nivelet Bachelor dhe Master. Në nivelin Bachelor, studentët e rinj kanë mundësi të studiojnë në Doganë e Shpedicion, Juridik (me specializimet në të Drejtën Penale, Administrative-Kushtetuese, Financiare dhe Civile), Menaxhim i Turizmit dhe Hotelerisë, Administrim Biznesi, Menaxhim i Resurseve Njerëzore, Administratë Publike, Menaxhim i Marketingut, Banka-Kontroll Financiar dhe Sigurime. Ndërkaq, në nivelin Master ofrohen këto programe: Doganë dhe Shpedicion, Menaxhment, Menaxhim i Sigurimeve dhe Menaxhim i Turizmit dhe Hotelerisë.

Krahas ligjërimit nga profesorë të njohur, Kolegji “Pjetër Budi” shquhet për punë praktike dhe profesionale të studentëve, ndërkaq është i vendosur në lokacion shumë të përshtatshëm, në qendër të Prishtinës. Po ashtu, Kolegji “Pjetër Budi” është qendër e kultivimit dhe zhvillimit të debatit, si dhe aktiviteteve të tjera kulturore e sportive.

Leave a comment