Kolegji “Pjetër Budi” ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me ‘‘INFRAKOS’’

Kolegji “Pjetër Budi” ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Infrastrukturën e Hekurudhave të Kosovës Sh.A ‘‘INFRAKOS’’.

Qëllimi i kësaj  Marrëveshjes është rritja e bashkëpunimit në mes të Infrakos Sh.A dhe Kolegjit “Pjetër Budi”, në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.

Ky bashkëpunim përfshinë pika të ndryshme si,  organizimin e  aktiviteteve të përbashkëta, konferencave, simpoziumeve, përpjekjet për ndërtimin e kapaciteteve të resurseve njerëzore dhe fusha te tjera.

“Pjetër Budi” është Kolegj me seli në Prishtinë që dallohet me programe akademike zhvillimore, e që ka marrëveshje bashkëpunimi me shumë institucione vendore dhe jo vetëm.

Leave a comment