Granit Xhaka vizitoi Kolegjin “Pjetër Budi”

Vizitën e tij në Kosovë, futbollisti i Arsenalit dhe i Kombëtarës së Zvicrës, Granit Xhaka, e ka shfrytëzuar edhe për të vizituar Kolegjin “Pjetër Budi” ku, përveç stafit të institucionit, është pritur edhe nga qytetarë. Në një atmosferë relaksuese, ai ka bashkëbiseduar me ta për rrugën drejt suksesit, por edhe për të ardhmen e tij në klubin anglez.

Dekani i “PjetërBudit”, Hashim Rexhepi, e ka falënderuar Xhakën për vizitën, duke i uruar suksese në klubin e ri. Rexhepi tha se Xhaka është model për të gjithë të rinjtë se ata mund të arrijnë suksese me punë e përkushtim.
Duke folur për të arriturat e tij në futboll, Xhaka ka thënë se për suksesin nuk mjafton vetëm talenti, por duhet punë serioze në mënyrë që të arrihet sukses.
Nuk është hera e parë që Xhaka viziton Kolegjin “Pjetër Budi”, duke e dëshmuar miqësinë me studentët e këtij institucioni. Ai është një model suksesi për ta.

Në fund të vitit 2013, Xhaka është nderuar nga “Pjetër Budi” me “Medaljonin e Artë”, me motivacionin “Përmjeshtrinë e dëshmuar në artin e futbollit dhe promovimin e shtetit të Kosovës në botë”.

Në klubin e Arsenalit, Xhaka është transferuar para dy muajsh nga Borussia Monchengladbach.

Leave a comment