Fjalimi i prof. Lulzim Shabani

I nderuar zoti Dekan,
Të nderuar profesorë,
Të dashur student, prindër, familjarë e miq të studentëve,
Zonja dhe zotërinj,
Dita e diplomimit është një ditë e paharruar në jetën dhe karrierën e çdo individi. Për Ju sot kjo ditë
është më e veçantë.
Tri vite të mbushura plot emocione, lumturi, gëzim, por jo vetëm ndjenja pozitive, por dhe mërzitje,
hatërmbetje, inate minutore kundrejt profesoreve, debate midis profesoreve dhe studentëve duke
mbrojtur me dinjitet intelektual teoritë e formuara nga eksperiencat në jetën e përditshme të
gërshetuara me teoritë e shkruara nëpër literaturë.
Tri vite më parë ju filluat rrugëtimin më të rëndësishëm në jetën tuaj. Janë këto vitet e formimit tuaj
profesional dhe shkencor. Është periudha gjatë së cilës keni arritur të zhvilloni aftësitë tuaja për t’ju
përgjigjur trendeve zhvillimore globale të shtetit tonë, Republikës së Kosovës. Në përputhje me këto
trende bashkëkohore, e ardhmja e ekonomisë kosovare do të jetë një ekonomi që bazohet në dituri.
Prandaj, zhvillimi i kapitalit intelektual është synim dhe mision i Kolegjit Universitar “Pjetër Budi”,
institucion i cili për cdo ditë po rrit ndjeshëm edhe rolin e tij në zhvillimin e sektorëve prioritarë të
ekonomisë së vendit tone; i cili është i përkushtuar denjësisht në ndërtimin e karrierës së kuadrove, të
cilët do të jenë qytetarë global në spektrin profesional dhe shkencor. Me krenari e themi se të
diplomuarit ne Kolegjin tonë janë kuadro që kanë fituar dije dhe vullnet për të qenë udhëheqës të
proceseve zhvillimore dhe integruese në vendin tonë.
Të dashur student, prindër, familjarë e miq të studentëve!
Kjo ceremoni është kurorëzimi me sukses i një përkushtimi disavjeçar për të studiuar dhe për të
ndërtuar një dije dhe një personalitet lideri në profesionet e zgjedhura nga ju, me qëllim të arritjes së
një cilësie më të lartë jetese për ju dhe familjet e juaja.Ju sot përfundoni studimet dhe diplomoheni në ciklin e parë të studimeve – Bachelor. Shumë prej jush janë ende të paorientuar se çfarë do të beni më tutje.
Vlerësoj se ju keni mundësi të mëdha për zgjedhje. Ata që nuk do të vazhdojnë më tej studimet, mund
të punësohen, të vetëpunësohen ose të krijojnë bizneset e tyre. Universiteti ofron mundësi për
vazhdimin e studimeve në ciklin e dytë master, për ata që dëshirojnë të vijojnë më tej studimet.
Dëshiroj të ju shpreh mirënjohje juve student per angazhimin dhe perkushtimin, por gjithashtu të
falenderoj edhe profesorët – përgjegjësit e departamenteve, të cilët kanë punuar dhe punojnë me
përkushtim për reformimin dhe modernizimin e universitetit.
Ju sot i dhuroni vetes një kënaqësi dhe krenari të ligjshme. Ne synuam t’ju pajisim me dije dhe njohuri
bashkëkohore. Urojmë dhe besojmë që kësaj t’ia kemi arritur. Ju me punën tuaj keni treguar se prisni
shumë prej vetes. Ne urojmë të vazhdoni të jeni këmbëngulës. Suksese dhe mbarësi në jetën dhe punën
tuaj.
Të dashur studentë, prindër e familjarë të studentëve!
Në përfundim dëshiroj edhe njëherë t’ju uroj diplomimin.
Gëzuar këtë ditë të shënuar për ju dhe familjet tuaja!
I gëzofshi diplomat!
Suksese në karrierën tuaj !
… Ju faleminderit

Leave a comment