Ekspertët e akreditimit vizituan Kolegjin “Pjetër Budi”

Grupi i ekspertëve për akreditim i përbërë nga prof. dr. Volker Gehmlich, prof. dr. Peter Mertens dhe prof. dr. Johannes Falterbaum kanë kryer vizitën në Kolegjin “Pjetër Budi”. Të shoqëruar nga drejtori i Agjencisë së Akreditimit të Kosovës (AAK), Basri Muja, ata gjatë vizitës kanë takuar dhe kanë debatuar me stafin menaxhues të institucionit, udhëheqësit e programeve, profesorët dhe studentët. Ndërkaq, ata kanë shprehur falënderime për mikpritjen dhe gatishmërinë e kolegjit për t’iu përgjigjur kërkesave të tyre.

Kolegji “Pjetër Budi” ka aplikuar për riakreditim në disa programe ekzistuese dhe për akreditim në disa programe të reja. “Pjetër Budi” ofron studime në Bachelor e Master në programe zhvillimore, si Doganë dhe Shpedicion, Sigurime,Menaxhim i Turizmit dhe Hotelerisë, Administrim Biznesi dhe Menaxhment.

Leave a comment