Edhe gjashtë të diplomuar në Master

Edhe gjashtë studentë kanë diplomuar në studimet Master në Kolegjin “Pjetër Budi”, në drejtimet Doganë dhe Shpedicion, Menaxhim i Sigurimeve dhe Menaxhim i Turizmit e Hotelerisë. Flutra Sinani ka diplomuar në temën “Kriza globale ekonomike dhe ndikimi i saj në Kosovë”, Leutrim Abdyli ka marrë si rast studimi Fabrikën e Ujit “Banja e Kllokotit” në punimin e tij “Optimalizimi i zingjirit të logjistikës së transportit”, kurse Ali Bekteshi ka diplomuar me temën “Risku dhe menaxhimi i riskut në Sigurimë”. Fisnik Kurti është marrë me burimet njerëzore në hoteleri dhe ka diplomuar në temën “Roli i burimeve njerëzore në zhvillimin e hotelerisë, me vështrim të veçantë në Kosovë”, Durmish Krasniqi ka realizuar punimin “Efekti i zonave të lira ekonomike në zhvillimin ekonomik të shtetit, me theks të veçantë në Republikën e Kosovës”, kurse Maliqe Asllani ka mbrojtur temën me titull “Rëndësia e tatimit në pronë në sistemin fiskal të Kosovës”.

Leave a comment