Ambasadorja greke Konstantina Athanassiadoud Ligjëratë në Kolegj‏

Në kuadër të klubit të debatit, ambasadorja e Greqisë  Konstantina Athanassiadoud mbajti një ligjëratë para studentëve në Kolegjin Pjetër Budi. Ligjërata e saj ishte e koncentruar në Politikat e BE-së në Kosovë, si e shohim shtetet anëtare nga brenda funksionimin e këtij institucioni dhe si perceptohet nga jashtë prej shteteve jo anëtare. Studentët shprehën interesim të madh dhe e vlerësuan lartë këtë ligjëratë. Ata gjithashtu parashtruan pyetje rreth qëndrimeve të shtetit Grekë ndaj Kosovës por edhe për planet e zgjerimit të Bashkimin Evropian.

Ky organizim është si vazhdimësi e aktivitetet që organizohen në kuadër të klubit të debatit.

Leave a comment