Afaristë të njohur nga Gjermania vizituan Kolegjin “Pjetër Budi”

Në vazhdën e thellimit të bashkëpunimit me institucione ndërkombëtare, në Kolegjin “Pjetër Budi” ishin për vizitë pune afaristë të njohur nga Gjermania.

Pronari i firmës Ma-Tax Consulting GmbH,Karl Heinz Matt, së bashku me Clemens Sexauer dhe Roman Bertram, të cilët janë pronarë të kompanisë BEO GmbH, si dhe Burim Neziri, bashkëpronar i kompanisë FAMA Sh.P.K. në Gjermani, me qëllim të zhvillimit të Programit Studimor Doganë dhe Shpedicion, ofruan mundësin që studentë nga Kolegji “Pjetër Budi” të dërgohen për studime tremujore në Gjermani, me theks të veçantë në lëmin e Doganave dhe Shpedicionit.

Udhëheqës i Programit Studimor Doganë dhe Shpedicion, prof. dr. Orhan Çeku, tha se menjëherë do të fillojnë përgatitjet për dërgimin e studentëve në vizitë studimore në Gjermani.

“Stafi i kolegjit shprehu interesimin për bashkëpunim me kompaitë të cilat përfaqësojnë mysafirët dhe ne shumë shpejt do të fillojmë përgatitjet për dërgimin e studentëve në vizitë studimore në Gjermani. Shpresojmë që në fillim të muajit tetor, studentët do të fillojnë praktikën tremujore në disa prej kompanive më prestigjioze të Gjermanisë”, theksoi Çeku.

Leave a comment