15 VITE NGA FILLIMI I PUNËS SË KOLEGJIT “PJETËR BUDI”

Si institucion i Arsimit të Lartë, Kolegji “Pjetër Budi” u themelua me 20 Maj 2005. Ky institucion cilësor u themelua me qëllim për t’i shërbyer vendit me arsim cilësor në mbështetje të të rinjëve, në zhvillim të aftësive të tyre shkencore, duke i përgaditë studentët për jetën, për punë profesionale, për të jetuar brenda një familje dhe brenda një komuniteti dhe për të qenë pjesë në mënyrë efektive në procesin zhvillimor dhe demokratik të shoqërisë dhe në hap me ndryshimet botërore.Përveç sigurisë të një niveli të lartë të studimit NE krenohemi me fleksibilitetin akademik, pavarsinë akademike-krijuese të stafit dhe studentëve, mendimin kritikë dhe mbështetjen e jashtëzakonshme në ndihmë të të gjithë studentëve dhe ish-studentëve tanë në mbarë botën ku ata jetojnë dhe punojnë në profesionet e tyre të marrura gjatë studimeve në drejtimet zhvillimore të cilat i ka ofruar dhe i ofron Kolegji “Pjetër Budi” gjatë 15 viteve të punës.Historikui i shkurt i Kolegjit “Pjetër Budi”Pas licencimit nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës, Kolegji “Pjetër Budi” filloi veprimtarinë e vet në vitin akademik 2005/2006 me drejtimin Doganë dhe Shpedicion dhe për t’u zgjeruar viteve në vazhdim me programe akademike tjera, si Menaxhim i Turizmit dhe Hotelerisë, Sigurime, Administrim Biznesi, Juridik, Menaxhim i Resurseve Njerëzore, Administratë Publike, Menaxhim i Marketingut dhe Banka – Kontroll Financiar në Baçelor, Doganë & Shpedicion, Menaxhment, Menaxhim i Sigurimeve, Menaxhim i Turizmit & Hotelerisë në nivelin Master dhe shkollimin profesional në Teknologji Informative.Gjatë kësaj periudhe kohore të punës akademike e shkencore, Kolegji “Pjetër Budi” ia ka dalë të bëhet lider në fushën e arsimit universitar – me programe zhvillimore unike, me staf akademik të fushës dhe me studentë të përgatitur për tregun e punës.Për gjatë viteve të funksionimit, Kolegji “Pjetër Budi” i’a ka dalë të bëhet qendër e rëndësishme e zhvillimeve akademike, shkencore e shoqërore.

Leave a comment