Ekspertja ligjore Teuta Rudi mbanë ligjëratë në Kolegjin “Pjetër Budi”

Ligjerata është mbajtur me studentët e drejtimit “Dogana dhe Shpedicion”  lidhur me të drejtën e konkurrencës në BE dhe aplikimin e normave të saj në legjislacionin Kosovar.

Studentët patën mundësi të njoftohen se si mbrohet konkurrenca në tregun e brendshëm të BE-së nga aspekti juridik dhe çfarë ndëshkime ndërmerr Komisioni Evropian ndaj marrëveshjeve të ndaluara siç janë: kartelet, bashkimet e ndërmarrjeve dhe abuzimin me pozitën dominuese. Në këtë kontekst, iu referuam disa rasteve të Komisionit si dhe vendimeve  të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

Gjithashtu, me theks të veçantë u trajtua funksionimi i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës ku studentët patën rastin të informohen më shumë për rolin e këtij institucioni në mbrojtjen e konkurrencës, mënyrën e investigimit të tregut, shqiptimin e sanksioneve duke marrë shembull vendimet më rëndësi të Autoritetit.

“Teuta Rudi aktualisht është e angazhuar si eksperte ligjore në projektin e financuar nga Komisioni Evropian “Lëvizja e Lirë e Mallrave”, ndërsa paraprakisht ishte e angazhuar në projektin për transpozimin e Direktivës së BE-së për Shërbime. Teuta angazhimin e saj e filloi në institucione publike duke përfshirë Komunën e Mitrovicës si dhe Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë”.

Leave a comment