Loading

Pas një gare të ngushtë, ekipi “New Born 2”, u shpallë fitues i sezonit të dytë të “Kuizit të diturisë”, të organizuar nga Kolegji “Pjetër Budi”. Për pesë javë, 7 ekipe, me nga 3 persona, zhvilluan një garë të fort për fitimin e vendit të parë në kuizin e diturisë. Kuizi u organizua në pesë fusha të ndryshme të ndara në sesione javore, sipas kësaj ndarjeje: 1. Sport, 2. Art, film dhe muzikë, 3. Histori, 4. Gjeografi, dhe 5. Enciklopedi botërore.
Ekipi “New Born 2”, në përbërje të të cilit ishin studentët: Samir Rexhepi, Agnesa Selmani, dhe Adis Rakipi, treguan se janë ndër studentët më të mirë dhe se kanë njohuri të larta për fushat e përgjithshme shoqërore. Vendin e dytë e fitoi ekipi Dream Team , në përbërje të të cilit ishin studentët Luftrim Kadrijaj, Andi Beqiri , ndërsa vendin e tretë ekipi Los Blancos , i cili përbëhej nga studentët Lulkuqe Ajeti, Dren Leci dhe Jetmir Haziri.
Për shkak të barazimit vendin e tretë e ndan edhe ekipi Zona 3, në përbërje të të cilit ishin studentët Altrinë Brahimi, Blerina Ahmetaj dhe Leotrim Halilaj.
Kuizi i diturisë, tashmë është bërë tradicional dhe do të organizohet çdo vit në Kolegjin Pjetër Budi” – Prishtinë.
Kolegji i uron ekipit “New Born 2” fitimin e vendit të parë, dhe të gjithë pjesëmarrësve tjerë ju dëshiron suksese në eventet tjera

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Follow Us

Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

pjeterbudi@gmail.com
https://www.facebook.com/KolegjiPjeterBudi/?_rdc=1&_rdr
https://twitter.com/pjeter_budi
https://www.instagram.com/kolegjipjeterbudi/
GOOGLE
https://pjeterbudi-edu.com/ekipi-new-born-2-u-shpalle-fitues-i-sezonit-te-dyte-te-kuizit-te-diturise-te-organizuar-nga-kolegji-pjeter-budi">