Ejup Maqedonci- ish student i Kolegjit “Pjetër Budi”, përfundoi studimet master në SHBA.

Ish student i Kolegjit “Pjetër Budi” z. Ejup Maqedonci, diplomohet në Kolegjin e Luftës (U.S. Army  War College) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Z. Ejup Maqedonci fitoi gradën shkencore Master në Studimet Strategjike (Master of Strategic Studies) dhe në të njëjtën kohë përfundoi me sukses superior edhe kualifikimin Joint Professional Military Education Phase II.  Z. Maqedonci i cili mban gradën nënkolonel në Forcën e Sigurisë së Kosovës, paraprakisht ka diplomuar në Kolegjin “Pjetër Budi” në drejtimin Doganë dhe Shpedicion. Z. Maqedonci ishte njëri nga tre (3) përfituesit e bursave për studime që Kolegji “Pjetër Budi”  kishte ndarë për pjesëtarët e Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK), në vitin akademik 2006-2007. Z. Maqedonci është regjistruar në studimet master në SHBA, me diplomën baçelor të fituar në Kolegjin “Pjetër Budi”. Pranimi i diplomës së Kolegjit “Pjetër Budi” nga SBA-ja, dëshmon për kualitetin e studimeve të cilat i ofron institucioni jonë.

Kolegji “Pjetër Budi” është krenar me të arriturat e ish studentit tonë dhe në të njëjtën kohë i uron suksese të mëtutjeshme në karrierën e tij profesionale.

Leave a comment