Dorëzohen kapakët e mbledhur në kuadër të iniciativës humanitare

Studentët e Kolegji “Pjetër Budi” kanë dorëzuar një sasi të konsiderueshme të kapakëve plastikë, të mbledhur gjatë disa muajve, gjatë iniciativës unike për ndihmë njerëzve me nevoja të veçanta.

Kjo iniciativë humanitare, pjesë e të cilit ishin dhe vazhdojnë të jenë studentët dhe stafi i Kolegjit “Pjetër Budi”, ka për qëllim mbledhjen e kapakëve, riciklimi i të cilëve mundëson blerjen e karrocave për persona me nevoja të veçanta.

Ky projekt fillimisht u iniciua nga Kushtrim Ahmeti, student shqiptar që studion në Turqi dhe, tashmë, përveç Kosovës, projekti ka gjetur përkrahje të gjerë edhe në vende të tjera, si Bosnjë-Hercegovinë dhe Shqipëri.

Projekti humanitar ka rezultuar me mbledhjen e më shumë se 240 milionë kapakëve.

Në Kolegjin “Pjetër Budi”, aksioni humanitar për mbledhjen e kapakëve plastikë është duke vazhduar.

Leave a comment