Loading

Doganë dhe Shpedicion MA

Doganë dhe Shpedicion – Master – MA

Bordi Drejtues i Kolegjit “Pjetër Budi” përkohësisht ka pezulluar procedurën për aplikim për riakreditim për këtë Program Studimor.

Program i Akredituar ne Republikën e Kosovës, dhe i vlersuar me notat më të larta nga ekspertet ndërkombëtar të Akreditimit.

Secili prej jush që ka perfunduar studimet BA ka pretendime për ti avansuar njohurit e tije në një shkall me të lartë dhe për te mare edhe përgjegjësi te një udhëheqësi dhe te një menaxheri ne një institucion, ne një kompani, ne një korporate, etj.

Nëse keni ambicie për te qen pjese udhëheqëse e trendeve zhvillimore ndërkombëtare ne fushen e Doganës dhe Shpedicionit – qe është një fushë shumë e gjere dhe me interes shtetror – ju duhet qe njohurit e juaja ti avansoni duke krijuar vlera udheheqese-menaxheriale, duke studiuar në programin akademik-shkencor Doganë dhe Shpedicion niveli MA, dhe te merni Diplom sipas standardeve të Bolonjes te pranuar ne tërë botën, qe ju mundeson për vazhdim te karieres suaj akademike në nivelin e PhD.

Këtë mundësi ua ofron Kolegji “Pjetër Budi”, i cili është i vetmi në Republikën e Kosovës që ofron nivelin MA të programit Doganë dhe Shpedicion. Ju për një kohë të shkurtër do të mund të punësoheni në strukturat menaxheriale ne Doganën e Kosovës, mund te jeni nje udheheqesi i ekipes ne nivle qeveritare ku hartohen politika fiskale-ekonomike, mund te menaxhoni një kompani, një korporat apo një biznes tjetër nga fusha e tregtis, prodhimit, shpedicionit, logjistikës, transportit vendore dhe ndërkombëtar, etj.

Në Kolegjin tone, programi Doganë dhe Shpedicion niveli Master zgjat dy vjet, mësimi dhe hulumtimi shkencor është i shtrirë në kater semestra. Me staf profesional te fushës Doganë dhe Shpedicion, ofrohet mësim teorik dhe punë praktike profesionale, pas përfundimit të këtij programi, ju perfitoni njohuri, shkathtesi, kompetenca profesionale per te udhehequr dhe menaxhuar me biznese nderkombetare, me borde shtetrore, me kompani publike, etj. Ju do të pasuroni njohurit e juaja qe janë te nevojshme për tregun e punës ne vend dhe jashtë nga fusha e integrimeve evropiane, për konventat ndërkombëtare, per OBT (Organizatën Botërore Tregtare), OBD (Organizatën Botërore Doganore), GATS (Organizaten Boterore te Sherbimeve), per shpedicionit ndërkombëtare, sistemet transportuese dhe logjistike etj.

Doganë dhe shpedicion
Semestri 1

Metodologjia e punës kërkimore shkencore

E Drejta Afariste dhe Transportuese

Organizata Botërore Tregtare

Konventat dhe Institucionet Ndërkombëtare Doganore

Menaxhimi i Doganave

Menaxhimi i Shpedicionit

Semestri 2

Sistemi doganor i Unionit Evropian

Sistemet Transportuese dhe Logjistika

Zonat e lira Doganore

E-Biznesi

Kontratat në Qarkullimin Ndërkombëtar

Kanalet e Shitjes dhe Distribucioni

Semestri 3

Menaxhimi i Logjistikës Globale

Strategjitë e Marketingut Ndërkombëtar

Menaxhimi i Shpedicionit Ndërkombëtar

Kriminaliteti Doganor

Psikologjia Afariste

Raportimet Financiare dhe Revizioni

Semestri 4

Tema Master

Praktika në organizatë/institucion

Punim shkencor

pjeterbudi@gmail.com
https://www.facebook.com/KolegjiPjeterBudi/?_rdc=1&_rdr
https://twitter.com/pjeter_budi
https://www.instagram.com/kolegjipjeterbudi/
GOOGLE
https://pjeterbudi-edu.com/dogane-dhe-shpedicion-ma">