Loading

Doganë dhe Shpedicion BA

Program i Akredituar ne Republiken e Kosoves, dhe i vlersuar me notat me te larta nga ekspertet ndërkombëtar te Akreditimit.

Secili prej jush dëshiron të jetë pjesë e zhvillimeve te avansuara ne tregtinë dhe biznesin ndërkombëtar. Nese keni ambicie per te qene pjes e ketyre zhvillimeve ndërkombëtare ju duhet te pasuroni njohurit e juaja duke vijuar studimet ne programin akademik – shkencor Doganë dhe Shpedicion dhe te merni nje Diplom Baçelor te pranuar ne tërë botën.

Këtë mundësi ua ofron Kolegji “Pjetër Budi”, i cili është i vetmi në Republikën e Kosovës që ofron nivelin BA të programit Doganë dhe Shpedicion. Kolegji “Pjetër Budi” ëndrrat tuaja i bën realitet. Nëse bëni zgjedhjen e duhur, ju për një kohë të shkurtër do të mund të punësoheni në Doganën e Kosovës, ne institucionet qeveritare ku hartohen politika fiskale-ekonomike, do të mund te filloni dhe menaxhoni bizneset nga fusha e shpedicionit dhe logjistikës vendore dhe ndërkombëtar, etj.

Në Kolegjin tone, programi Doganë dhe Shpedicion niveli Baçelor zgjat tre vjet, respektivisht mësimi dhe hulumtimi shkencor është i shtrirë në gjashtë semestra. Me staf profesional te fushes Doganë dhe Shpedicion, ofrohet mësim teorik dhe punë praktike profesionale, pas përfundimit të këtij programi, ju aftësoheni për punë konkrete, pa pasur nevojën për praktikë shtese, ju do të fitoni njohuri, shkathtësi, dhe kompetencë pune në fushat si: doganë, tregti ndërkombëtare, shpedicion të brendshëm dhe ndërkombëtar, menaxhim të transportit dhe logjistikës, etj.

Pas perfundimit te studimeve Baçelor në programin e Doganes dhe Shpedicionit ju mund ti vazhdoni studimet Master në Kolegjin “Pjetër Budi”.

Organogrami në kuadër të njësisë akademike

Bordi këshillëdhënës i jashtëm

https://twitter.com/pjeter_budi
https://www.instagram.com/kolegjipjeterbudi/