Dita e Teknologjisë Informative

Kolegji “Pjeter Budi” organizon për herë të parë Ditën e Teknologjisë Informative. Ky aktivitet shënon një risi në kuadër të aktiviteteve te kolegjit ” Pjeter Budi “. Në kuadër të këtij aktiviteti do të organizohet loja “Who is the Best Gamer”. Një mundësi që të rinjët të sprovohen në lëminë e Teknologjisë bashkohore me një aktivitet mjaftë atraktiv.

Në këtë garë janë të lirë të marrin pjesë të gjithë studentët. Gara do të organizohet në sallën e IT- Salla nr 26, ditën e mërkurë, më 16.01.2019 në ora 15:00.

Loja ka nje karakter garues ” Kompletimin e Puzzle -it. Në sipërfaqe do te jenë pjesë të një figure ku kompletimi i këtyre pjesëve do ta formoj figurën e fshehur në këto pjesë. Çdo figurë e kompletuar ka një pamje të veçantë e cila do të shfaqet me mbarimin e kompletimit të Puzzle-it. Pra kreativiteti juaj dhe zhvillimi i logjikës suaj vjen në shprehje përmes kësaj loje.

Në këtë rast secili student do të ballafaqohet me një lojë kompjuterike dhe ai i cili grumbullon me tepër pikë do të shpallet fitues i lojës ” Who is the Best Gamer “.

Pra studentë të nderuar ju ftojme sa me masovisht të merrni pjesë në këtë aktivitet në mënyrë që të kemi një konkurrencë dhe atraktivitet në kuadër të këtij aktiviteti

Leave a comment