Dita e dhurimit të librit

Kolegji ” Pjetër Budi ” vazhdoi traditën e organizimit 
të ditës së dhurimit të librit

Me moton “Libri është burim i diturisë”, më datën 11.01.2019, në Kolegjin “Pjetër Budi”, u organizua “Dita e dhurimit të librit” . 
I gjithë stafi akademik dhe administrativ i Kolegji, iu përgjigjën ftesës për t’u bërë pjesë e këtij eventi. Më këtë rast biblioteka e Kolegjit u pasurua me libra të rinj nga fusha e menaxhmenti, ekonomisë, ndërmarrësisë, dhe libra nga lëmi i drejtësisë. 
Me organizimin e këtij aktiviteti, Kolegji ka ngritur çështjen e rëndësisë së librit për shkencën dhe diturinë në përgjithësi. Ambienti i mrekullueshëm i bibliotekës së Kolegjit, mbetet vendi më i preferuar i studentëve për mësimxënie, e pasuruar tashmë edhe me tituj të ri të profesorëve të njohur

Leave a comment