Loading

Dita e dhurimit te gjakut

AKSION I DHURIMIT VULLNETAR TË GJAKUT NË KOLEGJIN “PJETËR BUDI”

Me moton “E bëj atë që do të dëshiroja ta bënin të tjerët nëse vetë do të kisha nevojë për gjak”, Kolegji “Pjetër Budi” gjithmonë i ka dalë në ndihmë Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut duke mundësuar organizimin e dhurimit vullnetar të gjakut mbrenda objektit te saj.

Numër i madh studentësh, pjesëtarë të stafit akademik, administrativ e menaxhues çdo herë i përgjigjen aksionit për dhurimin vullnetar të gjakut që zhvillohet deri në 3 herë mbrenda një viti akademik.

Këtë aksion vullnetar Kolegji “Pjetër Budi” e zhvillon tradicionalisht qe disa vite, ashtu si shumë aktivitete tjera humanitare që zhvillon për qytetarët e Kosovës.

https://twitter.com/pjeter_budi
https://www.instagram.com/kolegjipjeterbudi/