Kolegji Pjetër Budi

Në kalendarin e festave ndërkombëtare, data 26 janar, llogaritet si “Dita Ndërkombëtare e Doganave”.

Historiku i kësaj datë është i lidhur më krijimin e Këshillit për Bashkëpunim Doganor në vitin 1952.  Me 26 janar të vitin 1953, pra pikërisht para 66 viteve në Bruksel u mbajt seanca konstituive e kësaj organizate. Në seancën inauguruese morën pjesë përfaqësuesit e 17 vendeve themeluese. Për nder të këtij eventi, nga ky vit, data 26 janar festohet si “Dita Ndërkombëtare e Doganave”.

Ky institucion në vitin 1994 ndryshoi emërtimin dhe tani quhet  “Organizata Botërore e Doganave”.

Duke e festuar çdo vit, “Dita Ndërkombëtare e Doganave” (International Customs Day) njeh rolin e zyrtarëve dhe agjencive doganore në ruajtjen e sigurisë kufitare. Ajo fokusohet në kushtet e punës dhe sfidat me të cilat përballen oficerët e doganor në vendet e tyre të punës.

Organizata Botërore e Doganave si organizatë ndërqeveritare, përgatit, mirëmban, mbështet dhe promovon instrumente ndërkombëtare për harmonizimin dhe përdorimin uniformik të sistemeve ekonomike doganore efikase dhe të thjeshtëzuara dhe procedura që ka të bëj me lëvizjen e mallrave, njerëzve dhe kalimin nëpër dogana, bashkëpunon  kundër shkeljeve të rregullave doganore dhe luftimin e krimit transnacional. OBD u ndihmon vendeve anëtare  për promovimin e aktiviteteve afariste bashkëkohore, promovon bashkëpunimin mes vendeve anëtare dhe me organizata tjera ndërkombëtare, si dhe shfrytëzimi i përvojave të mira të punës. Nën patronatin e saj janë miratuar konventat ndërkombëtare më të rëndësishme në fushën e doganave.

Kjo organizatë, tani numëron 183 anëtar që veprojnë në të gjitha kontinentet dhe që përfaqësojnë të gjitha fazat e zhvillimit ekonomik. Sot, Anëtarët OBD-së janë përgjegjës për përpunimin e më shumë se 98% të gjithë tregtisë botërore.

Nga 25 janar i vitit 2017, anëtare e OBD-së është bërë edhe Kosova.

Kolegji “Pjetër Budi”, prej themelimit në vitin 2005, është i institucion i vetëm universitar  shqipfolës në Ballkan që ofron studime universitare për Doganë dhe Shpedicion. Si i vetmi institucion i Arsimit të Lartë, Kolegji “Pjetër Budi”,  kontribuon në përgatitjen e kuadrove të profesionalizuar në fushën e doganës dhe shpedicionit, si dy fusha  specifike dhe të domosdoshme për zhvillim ekonomik të shtetit tonë. Si institucion elitar në fushën e doganave, Kolegji “Pjetër Budi” është anëtarësuar në “Rrjetit Ndërkombëtar të Universiteteve të Doganave”(https://incu.org/directory/affiliate-academic-institutions/).

Ky anëtarësim dëshmon punën dhe suksesin e këtij institucioni.