Loading

Simptomat

Simptomat më të zakonshme të Koronavirusit janë ethet, lodhja dhe kolla e thatë. Disa pacientë mund të kenë edhe dhimbje fyti, zënie të hundës, rrjedhje hundësh ose barkqitje.

Këto simptoma janë zakonisht të lehta dhe fillojnë gradualisht. Disa njerëz infektohen, por nuk shfaqin ndonjë simptomë. Shumica e njerëzve (rreth 80%) shërohen nga sëmundja pa pasur nevojë për trajtim të veçantë.

Rreth 1 nga çdo 6 persona që preken nga Koronavirusi sëmuren rëndë dhe kanë vështirësi në frymëmarrje. Njerëzit e moshuar dhe ata me probleme kronike mjekësore, si presioni i lartë i gjakut, problemet e zemrës ose diabeti, kanë më shumë mundësi të marrin sëmundje serioze.

Personat me ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje duhet të kërkojnë kujdes mjekësor.

Masat për Parandalim

Ruajeni shëndetin tuaj dhe mbroni të tjerët duke bërë kështu:

  • Lani duart e juaja sa më shpesh – Pastroni rregullisht dhe tërësisht duart tuaja me një larës të bazuar në alkool ose lani ato me sapun dhe ujë
  • Mbani distancë nga të tjerët – Mbani sëpaku 1,5 metër distancë ndërmjet jush dhe personat tjerë..
  • Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës, Prej aty, virusi hyn në trupin tuaj dhe mund të sëmureni.
  • Mbuloni gojën dhe hundën me bërryl ose faculeta kur kolliteni ose teshtini. Pastaj hidhni menjëherë faculetën e përdorur në kosh të mbyllur. Pikat e shpërndajnë virusin COVID-19.
  • Nëse keni ethe, kollë, dhe vështirësi në frymëmarrje, kërkoni kujdes mjeksor sa më shpejtë

Lajmërohuni

Lajmërohuni në numrin 038 200 80 800 në qoftë se keni ndonjë nga simptomat e lartpërmendura.

#rriNshpi

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

https://twitter.com/pjeter_budi
https://www.instagram.com/kolegjipjeterbudi/